FLASH :

Ronaldo Sharka reagon pas kamerave të shumta në varrimin e vëllait të Gjestit: Jam pa fjalë, uroj t’na falësh nga atje sipër

Varrimi i vëllait të Gjestit u shoqërua me një prani të madhe të njerëzve, por edhe me dhjetëra kamera telefonash që regjistronin çdo moment.

Pamje të shumta qarkulluan menjëherë në rrjete sociale, duke e kthyer një ngjarje të dhimbshme familjare në një spektakël publik.

Një nga momentet më të komentuara ishte ai kur këngëtarja Egli Tako shkoi për ta ngushëlluar Gjestin.

Dyshja, të cilët krijuan një marrëdhënie të afërt gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 4, u përqafuan mes lotësh, por ky çast u regjistrua dhe u shpërnda gjerësisht online, duke ngjallur reagime të shumta.

Ndër reagimet më të ashpra ishte ai i ish-banorit dhe gazetarit Ronaldo Sharka.

Në një shkrim në Instagram, ai shprehu indinjatën për mënyrën se si u ekspozua një moment i tillë dhimbjeje.“Ndjesë për postimin, por nuk munda dot më me gjithçka kam parë online këto 24 orët e fundit. Jam pa fjalë, uroj t’na falësh nga atje sipër, Eldion”, shkroi ai.