Një aksident tronditës ka ndodhur në rrugën me pagesë M-12 Vostok, pranë fshatit Fyodorovo, në rajonin e Moskës, ku një automjet Audi RS5 është shkatërruar tërësisht pas një përplasjeje në shpejtësinë 300 km/h.
Fuqia e goditjes ishte aq e madhe sa makina ka mbetur e paidentifikueshme, duke u kthyer në grumbull metali. Për momentin, nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të shoferit, ndërsa autoritetet ruse po kryejnë hetimet për rrethanat e aksidentit.
Ky aksident ka ngjallur shqetësim mbi abuzimin me shpejtësinë dhe pasojat fatale që sjell ajo, duke rikthyer në vëmendje nevojën për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.