Shumë e shohin si të thjeshtë, por pak veta arrijnë te zgjidhja e saktë. A jeni mes tyre?
Nëse jeni adhurues i enigmave dhe ushtrimeve mendore, ky test do t’ju bëjë ose të buzëqeshni nga kënaqësia, ose të nervozoheni nga mundimi.
Ai mund të duket i thjeshtë, por në fakt do t’ju ndihmojë të “mprehni” mendjen dhe të testoni aftësinë e vëzhgimit. Përgatituni ta vini trurin në provë me një enigmë që kërkon analizë të kujdesshme dhe përqendrim maksimal.
Enigmat si kjo me orën e pestë janë kthyer në një fenomen të vërtetë online. Ato nuk janë vetëm argëtuese, por edhe një mjet i fuqishëm për të ruajtur dhe forcuar aftësitë mendore.
Lojërat logjike janë një palestër e trurit: ndihmojnë në përqendrim më të mirë dhe zhvillojnë aftësinë për të zgjidhur probleme, transmeton Telegrafi.
Sfida e orës së pestë
Siç shihet në figurë, paraqiten pesë orë, nga të cilat katër tregojnë kohën: 11:15, 10:05, 8:45 dhe 7:15, ndërsa detyra juaj është të zbuloni sa duhet të tregojë ora e fundit, e vetmja pa akrepa.
Dy shekuj në shina – nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Nëse mendoni se është thjesht një hamendësim – gaboheni. Ka një sistem logjik që ndjek çdo orë dhe përmes tij duhet të arrini tek përgjigjja e saktë.
A e gjetët zgjidhjen? Nëse jo, përgjigjen e gjeni më poshtë në tekst.
Zgjidhja është: 5:35 (në mëngjes).
Zgjidhja kërkonte vëzhgim të kujdesshëm të kohës në çdo orë dhe llogaritjen e diferencës midis tyre:
Midis orës së parë dhe të dytës: koha kthehet pas 1 orë e 10 minuta
Midis orës së dytë dhe të tretës: 1 orë e 20 minuta
Midis orës së tretë dhe të katërt: 1 orë e 30 minuta
Midis orës së katërt dhe të pestë: 1 orë e 40 minuta
Nëse ora e katërt tregonte 7:15, atëherë e pesta tregon: 7:15 – 1:40 = 5:35
Ky ishte kombinimi i saktë që çoi në zgjidhjen e sfidës. Urime të gjithëve që ia dolën ta zgjidhnin pa ndihmë! Dhe për të tjerët – mos harroni: edhe vetë përpjekja ishte një ushtrim i shkëlqyer për trurin tuaj.