FLASH :

Himarë/ Kultivuan kanabis, shpallen në kërkim dy persona

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, bazuar edhe në informacionet e siguruara, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit duke përdorur edhe dronë, shërbimet e Policisë, midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në një zonë malore të thepisur, zbuluan 3 parcela ku ishin kultivuar 302 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të këtij rasti kultivimi, u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e shtetasve:

•R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë;
•A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një sasi bimësh narkotike në proces tharjeje me peshë 121 kg.

Vijon puna për lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të dy autorëve të dyshuar.