Bella Hadid u pa për herë të parë në publik të mërkurën, më 24 shtator, në rrugët e Parisit, vetëm disa ditë pasi nëna e saj, Yolanda Hadid, ndau detaje rrëqethëse për betejën e Bellës me sëmundjen kronike Lyme. Modelja 28-vjeçare dukej elegante dhe e qetë, veshur me një pardesy ngjyrë kafe, syze të zeza ovale dhe flokë të kapura pas me një shirit në ton kafeje. Ajo mbante me vete çantën Coach Tabby Shoulder Bag 26 In Loved Leather, e cila kushton rreth €470 ($495).
Kjo dalje e parë publike vjen në një moment delikat për Bellën, që po fokusohet në rikuperim dhe kujdes për shëndetin. Në të njëjtën ditë, ajo ndau një postim në Instagram Stories ku tha se ishte dita e saj e parë në palestër pas një kohe të gjatë, duke shkruar: “Vetëm duke ecur, por gjithsesi! Po rifitoj qëndrueshmërinë.” Yolanda e ripostoi mesazhin me krenari: “Go Bella… një ditë e një hap.”
Më 18 shtator, Yolanda zbuloi se Bella po përballet me Lyme disease neurologjike kronike, duke e cilësuar si një sëmundje të padukshme dhe të vështirë për t’u kuptuar. “Nuk ka dhimbje më të madhe për një nënë sesa të shohë fëmijën të vuajë,” shkroi ajo. “Unë jam CEO e shëndetit tim dhe përpiqem ta udhëheq Bellën me shembull.”