FLASH :

Mashtruan klientët e përfituan 17.000 euro/ Arrestohet pronari i agjencisë turistike, procedohet edhe bashkëshortja

Ardi Gjuzi, 63 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi kishte mashtruar klientët me rezervime të rreme, duke u marrë 17 mijë euro përmes agjencisë turistike. Nën procedim u vu dhe bashkëshortja e tij, shtetasja me inicialet, E. GJ, 51 vjeçe, punonjëse në agjencinë turistike të burrit të saj.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, ka rezultuar se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi

Finalizohet pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Rezervimi”.   

Vihet në pranga administratori i një agjencie turistike dhe procedohet penalisht punonjësja e agjencisë (bashkëshortja e tij), pasi dyshohet se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro.     

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”.      

Si rezultat i operacionit:

-u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike;  

-nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë.      

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”.