Burime konfidenciale për Report TV kanë bërë me dije se Bledar Selmanaj kishte lidhur dorën me një peshqir dhe ka tentuar të prishë suvanë. Nganjë vrimë e hapur në murin e qelisë, Selmanaj ka arritur të dalë deri në tarracën e institucionit, moment kur dhe kanë ndërhyrë gardianët.
I dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullarit në vitin 2021, i burgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar arratisjen nga burgu i Fierit.
Kanë qenë gardianët e burgut, të cilët kanë pikasur të burgosurin në momentin e arratisjes, duke ndaluar dhe daljen e tij nga rrethimi i burgut.
Burime konfidenciale për mediat kanë bërë me dije se Bledar Selmanaj kishte lidhur dorën me një peshqir dhe ka tentuar të prishë suvanë. Ai ka arritur të hapë një vrimë në murin e qelië nga ku është larguar. I burgosuri ka arritur të dalë deri në tarracën e institucionit, moment kur dhe kanë ndërhyrë gardianët, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin e menjëhershëm në dhomat e sigurisë së lartë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme në momentin kur dhe oficerët e burgut shkëmbejnë turnet.
Bledar Selmanaj është arrestuar më 21 gusht 2021 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Selmanaj gjithashtu ka tentuar dhe vetëvrasjen teksa ishte i burgosur në burgun e Peqinit, ndërsa kanë qenë gardianët të cilët kanë parandaluar ngjarjen.