FLASH :

Kamëz/ Vodhi para në një automjet të parkuar, bie menjëherë në pranga 44-vjeçari

Policia bën me dije se 44-vjeçari është arrestuar pak metra nga vendi ku kreu vjedhjen, teksa ka tentuar që të largohet me automjetin e tij.

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kamzës, teksa akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një automjet të parkuar.

Policia bën me dije se 44-vjeçari është arrestuar pak metra nga vendi ku kreu vjedhjen, teksa ka tentuar që të largohet me automjetin e tij.

Ndërsa policia raporton se po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 44-vjeçari.

“Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi R. M., 44 vjeç, banues në Kamëz.

44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.”, thuhet njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.