FLASH :

Studimi zbulon dobësinë e fshehtë të kancerit të trurit: ushqimi

Një studim i publikuar në revistën prestigjioze Nature më 3 shtator 2025, ka tronditur botën e onkologjisë. Studiuesit nga Universiteti i Michigan kanë gjetur se glioblastoma forma më agresive e kancerit të trurit ka një “dobësi të fshehtë”: ushqimin.

Sipas tyre, këto tumore, përveç sheqerit që përdorin për rritje të shpejtë, “vjedhin” edhe aminoacide jetike si serina dhe glicina nga gjaku. Por kufizimi i tyre përmes një diete të specializuar ngadalësoi ndjeshëm rritjen e tumorit tek eksperimentet me minj dhe rriti efektivitetin e radioterapisë dhe kimioterapisë.

Ky zbulim hap rrugën për përdorimin e ndërhyrjeve ushqyese krah terapive standarde, duke ofruar një rreze shprese për pacientët e diagnostikuar me një sëmundje që zakonisht është fatale brenda dy vitesh.