FLASH :

‘Hëna do ju bëjë të mos i duroni dot padrejtësitë’/ Horoskopi për ditët e sotme, 24 shtator 2025

Dashi
Saturni do ndikojë pozitivisht. Do reflektoni më shumë dhe do jeni më të çliruar për gjithçka. Marrëdhënia në çift do jetë më e ngrohtë. Do merreni vesh shumë mirë me atë që dashuroni dhe nuk do mërziteni për asnjë çast së bashku. Ju beqarët gjithashtu do keni një nga ditët tuaja më të lumtura sepse do takoni princin e kaltër. Në punë do ju ofrohet një post i ri, por duhet të bëheni të duruar dhe të ecni me ngadalë.

Demi
Do jeni karizmatikë dhe mjaft të vendosur. Do keni kontradikta të vazhdueshme me partnerin dhe nuk do arrini të bini dakord për asgjë. Ju beqarët do jeni më të gatshëm për të provuar emocione të reja. Në punë do e keni të vështirë të dëgjoni ato që do ju thonë. Mos reagoni ashpër sepse mund të merrni kritika.

Binjakët
Nëse keni një lidhje dita e sotme do jetë mjaft e bukur. Do ndiheni gati për të provuar çdo emocion të ri me atë që dashuroni dhe nuk do ndiheni aspak të brengosur. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni. Në punë do e keni të vështirë ta ruani postin që keni sepse gjendja do jetë e tensionuar dhe shumë do ju sulmojnë në pikat e dobëta. Për financat nuk ka për të qenë një ditë aspak e favorshme. Matuni disa herë para se të hidhni çdo hap sepse do futeni në probleme shumë serioze.

Gaforrja
Do jeni shumë pasivë sot dhe do ju mungojë kreativiteti gjithë kohës. Ju të dashuruarit do keni një ditë të zakonshme dhe aspak problematike. Bëni atë që do ndieni pa menduar për të nesërmen. Nëse jeni beqarë do keni shumë sukses në dashuri dhe do futeni në një tjetër etapë. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Në punë do jeni shumë korrektë dhe do vazhdoni shtruar atë që keni nisur. Financat do dobësohen për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do ju duhet të kryeni.

Luani
Hëna do jetë mbrojtësja juaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë edhe shumë më të duruar nga më parë. Jeta juaj sentimentale do jetë shumë e këndshme. Do jeni të sigurt për atë që doni dhe do e arrini pa u sforcuar shumë. Nëse jeni beqarë do jeni sensuale dhe do realizoni një takim euforik. Përfitoni sa më shumë sepse nuk do iu vijë herë tjetër një mundësi kaq e mirë. Në punë intuita nuk do ju lërë të gaboni dhe do keni një kujtesë të shkëlqyer. Ditë e vështirë për sa u përket financave. Mos bëni investime të mëdha sepse do ngeleni pa asnjë lek.

Virgjëresha
Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë origjinaliteti. Nëse keni tashmë një lidhje nuk duhet të tentoni për aventura. Kënaquni me atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai iu do jashtë mase. Ju beqarët do jeni shumë të favorizuar në planin sentimental. Në punë yjet do ju ndihmojnë të zgjidhni rrugën e duhur. Intuita nuk do ju gabojë asnjë moment dhe guximi do shtohet sidomos pas mesdite. Më në fund do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Peshorja
Të privilegjuar nga Venusi sot do jeni shumë interesantë në çdo fushë dhe askush nuk do mund t’ju refuzojë. Beqarëve do t’u rëndojë pafundësisht vetmia, megjithatë nuk do e bëjnë veten dhe do i marrin gjërat me optimizëm. Falë Jupiterit në punë nuk do keni probleme. Mund t’ju pranohet edhe një kërkesë e bërë dhe do keni më shumë besim tek vetja. Nëse keni menduar për ndonjë hap të madh, sot është momenti i duhur. Të ardhurat do jenë goxha të mira, megjithatë nuk është momenti për të eksperimentuar.

Akrepi
Nevoja juaj për të rënë në sy dhe për t’u vlerësuar do jetë e madhe sot. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Nëse keni një lidhje, sido që t’ju vijnë punët do i jepni prioritet absolut partnerit. Në planin profesional nuk do keni ndonjë arritje të madhe dhe në disa momente mezi do e shtyni. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni nëse nuk doni të keni më pas probleme serioze.

Shigjetari
Gjatë kësaj dite nuk do i duroni dot kontradiktat dhe do mundoheni të bëni të pamundurën për të ruajtur një ambient sa më të ngrohtë. Jeta juaj në çift nuk do ketë probleme. Do jeni më të logjikshëm, më të duruar dhe gati për të provuar çdo emocion të ri. Në punë do jeni më të motivuar dhe do përfitoni pafundësisht nga disa propozime që do ju bëhen. Me shpenzimet mos spekuloni asnjë moment nëse nuk doni të mbeteni pa para shumë shpejt.

Bricjapi
Gjatë kësaj dite do keni energji dhe vullnet për të bërë çdo gjë. Do ecni përpara me shpejtësi dhe shumë do ju adhurojnë. Ju beqarët do ndiheni goxha mirë pranë personave që do takoni dhe nuk do nguroni as të hidhni hapa. Në punë vërtet do e keni pak të vështirë të ndiqni disa rregulla të reja që janë vendosur, por kjo nuk do të thotë që nuk do arrini atje ku doni. Buxheti do mbetet i kënaqshëm sepse kohët e fundit keni marrë masa dhe i keni menaxhuar paratë me kujdes.

Ujori
Hëna do ju bëjë të mos i duroni dot padrejtësitë dhe do kërkoni me çdo kusht drejtësi. Nëse keni një lidhje, pasioni do të rindizet në momentin më të papritur. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Në punë do inatoseni në disa momente sepse disa kolegë padrejtësisht do vlerësohen më shumë se ju. Kujdes me zërin dhe gjeni mënyrën për të folur me shefat. Kujdes edhe me shpenzimet e tejskajshme. Mos harxhoni shumë sepse do ngeleni me xhepat bosh dhe s’ka kush t’ju ndihmojë.

Peshqit
Vendosmëria do jetë e nevojshme për të arritur ambicjet që i keni vënë vetes. Herë pas here duhet të bëni edhe disa lëshime. Shfrytëzojeni çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Ju beqarët edhe sot do jeni vetëm. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Në punë do jetë Saturni që do ju bëjë më të logjikshëm dhe do ju bëjë të gatshëm edhe për sakrifica për t’ia dalë mbanë. Intuita nuk do ju çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Bëni vetëm kujdes me marrjet e huave!