FLASH :

Harry Styles vrapon në Maratonën e Berlinit nën një emër të rremë

Harry Styles i është bashkuar elitës së yjeve që e sfidojnë veten përtej skenës, këtë herë në pistën e Maratonës së Berlinit. Këngëtari britanik 31-vjeçar mori pjesë në garën ikonike të së dielës më 21 shtator dhe e përfundoi distancën prej 42.2 kilometrash për vetëm 2 orë, 59 minuta e 13 sekonda, një kohë mbresëlënëse për një vrapues jo profesionist.

Duke dashur të mbante një profil të ulët, Styles u regjistrua me pseudonimin Stent Sarandos, një lojë fjalësh që fansat dyshojnë se lidhet me emrin e bashkë-drejtorit të Netflix, Ted Sarandos. Megjithatë, përpjekjet për të mbetur anonim nuk funksionuan plotësisht: fituesi i medaljes së artë paralimpike, Richard Whitehead, ndau një foto me Styles në vijën e finishit, duke zbuluar praninë e tij në garë.

Në foto, Styles shihej me veshje sportive,pantallona të shkurtra të zeza dhe një xhaketë blu,si dhe syze dielli dhe një shirit koke, që e bënin thuajse të panjohshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Harry sfidon kufijtë fizikë. Në mars, ai mori pjesë në Maratonën e Tokios, të cilën e përfundoi për 3 orë e 24 minuta. Trajneri i tij personal, Thibaut David, ka deklaruar më parë se Styles është në gjendje të vrapojë një milje për vetëm pesë minuta, një ritëm që dëshmon seriozitetin e tij ndaj stërvitjes dhe përkushtimin për një jetë të shëndetshme.