Në pamje shihet Olsi Rama, deputeti i PD-së, Arjan Ndoja dhe eksponentë të botës së krimit si Aleksandër Laho i njohur me nofkën “Rumi i Shijakut” dhe Troplinët të cilët tashmë janë goditur nga SPAK dhe Antimafia italiane si një organizatë e madhe kriminale. Sic shihet ata janë në një ambient privat duke darkuar së bashku. Kujtojmë se Arjan Ndoja është ish-prokurori i Durrësit që iu bë atentat dhe i lidhur me personazhe të botës së krimit.
E pavarësisht kësaj, Partia Demokratike e futi në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë të qarkut Durrës në zgjedhjet e 11 majit. Jo më larg se sot Berisha denoncoi nga selia blu sërish Troplinët për lidhje me pushtetin e Edi Ramës. Por në një tavolinë me ta shihet që ka qenë edhe deputeti i PD-së dhe vëllai i kryeministrit.
Aktivisti Gentian Gaba ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për këtë ngjarje, duke e cilësuar atë si moment kyç që nxjerr në dritë lidhjen e drejtpërdrejtë të politikës me krimin.
“Kjo është dëshmia më konkrete dhe më e fortë deri më sot që lidh me zë dhe figurë botën e krimit me atë politike,”
– shkruan ndër të tjera Gaba në rrjetet e tij sociale.