Një protestë pro Gazës është mbajtur pasditen e sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Protestuesit janë shfaqur me flamuj të Palestinës dhe me pankarta kundër luftës në Rripin e Gazës.
Në tubim janë mbledhur me dhjetëra protestues, duke shprehur solidaritet me popullin e Gazës, i cili po kalon një moment të vështirë.
Ndërsa po ashtu janë bërë thirrje kundër vrasjeve të njerëzve të pafajshëm, ku ka pasur edhe fjalime nga pjesëmarrësit.
Kujtojmë që në të gjithë Europën janë duke u mbajtur protesta masive pro Gazës dhe kanë dënuar aktet ushtarake të Izraelit.