FLASH :

Trump: SHBA-të në ‘epokën e artë’, kritika për OKB-në, kam mbyllur 7 luftëra

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po kalojnë “epokën e tyre të artë”, duke përmendur marrëveshje historike tregtare të arritura pas vendosjes së tarifave globale. Ai theksoi se ka përfunduar “shtatë luftëra” që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, duke kritikuar OKB-në se nuk ka bërë përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre.

Trump gjithashtu kundërshtoi njohjen e një shteti palestinez, duke e konsideruar atë si një “shpërblim për mizoritë” e Hamasit, dhe i bëri thirrje grupit të lirojë menjëherë pengjet.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi rëndësinë e rolit unik të Kombeve të Bashkuara në bashkimin e kombeve dhe ofrimin e legjitimitetit ndërkombëtar.