Një Labubu 7 metra e lartë mirëpriti udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar në Hong Kong me buzëqeshjen e saj karakteristike, shkruan Reuters.
Personazhi i njohur, i veshur me një bluzë të bardhë ku shkruhet “HKG”, qëndron mbi një glob me vende të ndryshme dhe mban në dorë një aeroplan letre për të simbolizuar fillimin e udhëtimit të ekspozitës globale të Labubu që nga aeroporti
Ceremonia hapëse e THE MONSTERS dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Hong Kongut u mbajt pikërisht këtu, bashkë me instalacionin në hollin e nisjeve.
Edhe pse Labubu duket si një trend që nisi këtë vit, daton që në 2015. Kukulla u krijua nga ilustruesi Kasing Lung si pjesë e koleksionit të tij “The Monsters”, personazhe të frymëzuar nga folklori holandez dhe nordik.