FLASH :

Frymëzohu nga Jane Birkin: Si të ndërtosh vetëbesimin në mënyrën tënde

Jane Birkin nuk iu përshtat kurrë standardeve klasike të bukurisë. Ajo e ndiente se nuk përkonte me idenë tradicionale, por pikërisht prej asaj ndjenje ndryshe lindi një nga ikonat më të mëdha të stilit dhe bukurisë të shekullit 20.

Kur u shfaq në vitet ’60, Jane nuk kishte atë siluetë që ishte konsideruar si perfekt asokohe. Megjithatë, ajo u shndërrua në simbol të bukurisë natyrale, të thjeshtë.

Kur isha e vogël, nuk kisha menduar se do më konsideronin të bukur. Mendoja se isha e mërzitshme, pa asgjë të veçantë.

Nëna ime dukej si yll kinematografie, ndërsa unë i ngjaja babait tim. Në shkollë më thërrisnin ‘gjysmë vajzë, gjysmë djalë’ sepse nuk kisha gjoks.”

Ajo eksperimentoi herët me grimin: rimel, sy të theksuar dhe një stil unik. Babai i saj shpesh i thoshte se dukej si Kleopatra, por ajo po mundohej të gjente një ekuilibër mes asaj që ishte dhe asaj që njerëzit prisnin prej saj.

Një moment tipik, kur u martua me John Barry në moshën 18 vjeç, tregon shumë për të: ajo u shtri të flinte me një laps sysh nën jastëk që të mund ta ripërdorte menjëherë nëse zgjohej dhe mendonte se dukej e lodhur. Ishte një mënyrë për të mbajtur nën kontroll, jo vetëm imazhin, por vetë mënyrën se si donte të shfaqej para të tjerëve.

Megjithatë, bukuria e saj nuk ishte vetëm një çështje grimi. Ajo kishte diçka tjetër, një natyrë të pafajshme, delikate; natyralitetin që nuk mund të imitohet. Kur u zhvendos në Francë dhe takoi Serge Gainsbourg, ajo gjeti atë që i kishte munguar.

Nuk kisha menduar kurrë se isha bukur, por e dija që ai, Serge, mendonte se isha.

Grimi u bë pak më minimal: pak laps buzësh, që herë-herë e përdorte edhe si blush për faqet, pak laps për vetullat, fondatinë të lehtë.

Edhe aksesorët ishin pjesë e historisë së saj. Çanta Birkin nuk ishte thjesht një çantë, por një reflektim i identitetit të saj, praktike, elegante dhe e përjetshme. Ajo që e bënte të veçantë ishte që nuk përpiqej të imitojë askënd tjetër: autenticiteti ishte forca e saj kryesore.

Madje edhe me kalimin e viteve, ajo nuk u dorëzua ndaj idealëve të bukurisë që krijoheshin e ndryshonin vazhdimisht.

Ky autenticitet dhe kjo thjeshtësi e bënë Jane Birkin, edhe sot, një ndër ikonat më të dashura dhe më të paharrueshme të modës dhe bukurisë.