Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës ka futur në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Ligjet miratuan propozimin e socialistëve, dhe ky projektvendim, do t’i përcillet Këshillit Bashkiak, i cili pritet të mblidhet sot në orën 16:00 për të vendosur nëse do të miratojnë shkarkimin ose jo.
Ata që votuan pro futjes në rend të ditës për shkakrim ishin Xhilda Kito, Halit Valteri, Endrit Brahimllari, Agim Kraja, Sonila Qato, ndërsa i vetmi që nuk ka votuar ka qenë këshilltari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollari.
Këshilltarët demokrate pretendojnë se kërkesa për shkarkim është artikuluar nga ata që tre muaj nga arrestimi i Veliajt, por Endrit Braimllari nga radhët e PS, u kundërpërgjigj se tashmë janë pjekur kushtet politike ku bashkia duhet të shkojë në zgjedhje.