FLASH :

Rama premton AI në spitale, mjekët sherr me thika të sterilizuara!

Reagim i qendresës qytetare:

Qëndresa Qytetare dënon ashpër ngjarjen e ndodhur në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, ku dy infermierë janë përfshirë në një konflikt që ka agravuar në përdorimin e thikës ku për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe po kurohet tek Trauma dhe tjetri është në kërkim.

Skenat që i ngjasojmë sherreve të pronarëve të lokaleve në bregdet për shezlongjet kanë ndodhur në një prej institucionet spitalore më të rëndësishëm në vend.

Ky konflikt ka ndodhur vetëm pak ditë pasi Kryeminsitri na premtoi implementimin e Inteligjencës Artificiale dhe kthimin e QSUT në në një qendër evropianë të shëndetësisë cilësore.

Koha është shteti të kthejë sytë realisht nga spitalet, nga sirtaret e boshatisur të barnave, nga buxheti për shëndetësinë, nga largimi i 1500 mjekëve dhe 15 mijë infermierëve, e cila është një plagë e hapur që ndikon direkt në cilësinë e shërbimit në spitalet tona.