FLASH :

Të shtënat në Vlorë, ja kush është 37-vjeçari i plagosur në këmbë

Një 37-vjeçar është paraqitur në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit të policisë, dyshohet se 37-vjeçari banues në Selenicë dyshohet se është plagosur me armë zjarri në pjesë e këmbës.

Aktualisht, 37-vjeçari Skerdi Mehmetaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.