FLASH :

Keni vendosur të bëheni prindër? Ja analizat që duhet të bëni patjetër disa muaj përpara

Vendimi për të sjellë një fëmijë në jetë është një nga hapat më të rëndësishëm dhe më të bukur në jetën e një çifti. Por përpara se të ndodhë konceptimi, është e domosdoshme që trupi të jetë i përgatitur dhe çdo rrezik të parandalohet në kohë.

Mjekët rekomandojnë që kontrolli shëndetësor i parakonceptimit (preconception screening) të bëhet të paktën 3–6 muaj përpara shtatzënisë.

Analizat që rekomandohen për gruan:
1. Hemograma (analiza e gjakut të plotë)
Për të zbuluar aneminë, infeksionet, apo çrregullime të gjakut.
2. TSH, FT3, FT4 (tiroidja)
Funksioni i tiroides është thelbësor për zhvillimin e trurit të fetusit dhe suksesin e shtatzënisë.
3. Anti TPO dhe Anti-TG (autoimuniteti tiroideal)
Nëse keni histori familjare apo simptoma të Hashimoto-s, këto janë kritike.
4. Ferritina, vitamina B12 dhe vitamina D
Mungesat e tyre lidhen me lodhje, infertilitet dhe komplikacione në shtatzëni.
5. Glukoza esëll + HbA1c
Për të kontrolluar tolerancën ndaj glukozës dhe paradiabetin.
6. TORCH Panel (Toxoplasma, Rubella, CMV, Herpes, etj.)
Infeksione që mund të ndikojnë zhvillimin e fetusit.
7. Rh dhe Grupi i Gjakut
Për të parë nëse ka rrezik për inkompatibilitet Rh me fetusin.
8. Analiza të koagulimit (PT, aPTT)
Të nevojshme për të shmangur probleme si trombozat gjatë shtatzënisë.

Analizat që rekomandohen për burrin:
1. Spermograma
Për të vlerësuar cilësinë, numrin, lëvizshmërinë dhe morfologjinë e spermatozoidëve.
2. Grupi i gjakut dhe Rh
Për të parë përputhshmërinë me partneren.
3. Vitamina D, Zink, Testosteron total
Hormonë dhe mikronutrientë që ndikojnë në fertilitetin mashkullor.
4. Infeksionet urinare ose seksualisht të transmetueshme (nëse ka dyshime)

Këshillë nga mjekët:
• Filloni konsumimin e acidit folik (400–800 mcg/ditë) të paktën 3 muaj para shtatzënisë, për të ulur rrezikun e defekteve të tubit nervor te bebi.
• Rregulloni peshën trupore, dorminoni stresin, dhe evitoni duhanin, alkoolin dhe ushqimet e përpunuara.

Pse janë të rëndësishme këto analiza?

Sepse shumë çifte zbulojnë probleme vetëm pasi shtatzënia ka nisur, gjë që e vështirëson trajtimin ose e rrit rrezikun për komplikacione. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se trajtimi