Një video e filmuar nga brenda një ndërtese në Gaza tregon intensitetin e lartë të sulmeve izraelite, me shpërthime që godisnin njëra pas tjetrës në mënyrë të shpejtë dhe të pandërprerë.
Pamjet vënë në pah rreziqet e mëdha me të cilat përballen banorët palestinezë, të cilët përpiqen të mbijetojnë brenda enklavës së bllokuar. Autoritetet humanitare paralajmërojnë për situatën kritike dhe nevojën për ndihmë të menjëhershme për civilët.