Një incident në rrugët e Budvës ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve lokale, ku një automjet me targa shqiptare kryen parakalim të ndaluar, duke mos respektuar rregullat e qarkullimit.
Sipas dëshmitarëve, automjeti u ndalua duke u detyruar të kthehet në korsinë e duhur, pas një manovre të rrezikshme që mund të kishte shkaktuar aksident. Autoritetet vendase kanë apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht në zonat turistike me trafik të dendur.