Tiranë – Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë arrestuan në flagrancë një 42-vjeçar, i cili vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami” me qëllim shitjen e tij për skrap.
Sipas policisë, shtetasi A. A., banues në Tiranë, ditën e djeshme ka marrë automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe e ka dërguar në një pikë skrapi për shitje të paligjshme. Automjeti i vjedhur u sekuestrua si provë materiale.
Gjithashtu, pronari i pikës së skrapit, shtetasi B. Gj., 38 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit në objektin e tij u gjet automjeti i vjedhur. Materialet e rastit u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.