Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:30 në rrugën Dedë Gjoluli në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbesa e tij 13-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më që nga ajo kohë.
Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime, ndërsa nuk janë dhënë informacione të tjera lidhur me rrethanat e zhdukjes.