FLASH :

Vdesin babë e bir në Shkodër, makina e tyre u përplas me reklamën anash rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:20, në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit.

Një automjet, i drejtuar nga shtetasi V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një reklamë buzë rrugës.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit dhe babain e tij, shtetasin N. B., 76 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer. Të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor ‘Shkodër-Hani i Hotit’, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.