FLASH :

Kurbin/ Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Kurbinit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Koordinata”.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Shpërdhet, me mbështetjen e teknologjisë (dronëve), u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit N. A., 23 vjeç, banues në këtë fshat.

Ky shtetas dyshohet se kishte kultivuar 23 bimë narkotike kanabis në oborrin e banesës së tij. Bimët u asgjësuan në vendngjarje me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kurbin, për veprime të mëtejshme ligjore.