FLASH :

Rriten tensionet/ Polonia në gadishmëri totale, ngre avionët pas sulmeve ajrore ruse pranë kufirit

Varshava ngriti në ajër avionë polakë dhe aleatë në orët e para të mëngjesit për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të vendit, pasi Rusia nisi sulme ajrore që synuan Ukrainën perëndimore, një zonë pranë kufirit me Poloninë.

“Forcat tona ajrore, së bashku me aleatët, po operojnë në hapësirën ajrore, ndërsa sistemet e mbrojtjes tokësore dhe radarët janë vendosur në gatishmërinë më të lartë të zbulimit,” njoftoi komanda e operacioneve e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Polake përmes një deklarate në X.

Sipas autoriteteve ukrainase, rreth orës 06:40 u shpall një alarm ajror në pothuajse të gjithë territorin e Ukrainës për shkak të sulmeve të kërcënuara me dronë dhe raketa nga Rusia.

Ky reagim tregon rritjen e tensioneve në kufirin lindor të NATO-s, ku Polonia është ndër vendet më të ekspozuara ndaj përshkallëzimit të konfliktit.