Tre vajza të mitura përfunduan në spital në gjendje të rëndë për shkak se konsumuan substanca narkotike të cilat janë të shpërndara në rrugë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Korçës ku tre femijët kishin gjetur një kuti me karamele që përmbanin substanca narkotike. Njëra nga vajzat vetëm 3 vjeçe vijon të jetë në gjendje të rëndë, pasi karamelet me përmbajtje kanabisi i shkaktuar bllokim të frymëmarrjes, ku është dashur t’i bëhet intubimi për frymëmarrje artificial.
Përhapja në masë e substancave narkotike po ve në rrezik edhe fëmijët në të gjitha qarqet e vendit. Një mesditën e të enjtes tre vajza të mitura në qytetin e Korçës përfunduan në spital pasi konsumuan disa karamele me përmbajtje kanabisi që gjetën në afërsi të një koshi mbeturinash. Fëmijët e moshave 10, 7 dhe 3 vjeçe kanë konsumuar karamele me përmbajtje psikotrope të cilat u kanë shkaktuar gjendje të përgjumje e për pasojë edhe helmim të rëndë për shkak se në mosha pediatrike konsumi i substancave të tilla mund të shkaktojë edhe humbje jete. Mjeku që ka ndjekur ecurinë shëndetësore të vjazave shprehet se dy vajzat 10 dhe 7 vjec janë jashtë rrezikut, kurse 3 vjecarja është në gjendje më të rëndë.
Karamelet që kanë konsumuar vajzat e mitura janë të llojit Kamino, dhe secila prej tyre përmban 10 miligram THC. THC është përbërësi kryesor kimik psikoaktiv në kanabis që shkakton efektet ‘. Këto produkte janë të ndaluara të përdoren nga personat nën moshën 21 vjeç pasi mund të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore. Për shkak të konsumimit të këtyre karameleve, vajza 3-vjeçare në spitalin e Korçës u vendos në intubim pasi u paraqit në urgjencë me simptoma të rënduara të sistemit nervor.