Një frazë e re, e çuditshme, që po përdoret nga Gjenerata Alfa po huton brezat më të mëdhenj dhe ka bërë që disa mësues ta ndalojnë atë në klasë. Shprehja “6,7” është përhapur me shpejtësi në shkolla dhe shtëpi, veçanërisht në SHBA dhe Britani, duke lënë të habitur prindërit dhe mësuesit. Përkundër thjeshtësisë, termi përdoret për të shprehur “asgjë”, ose për të treguar se dikush është “mesatar” apo se ndaj tij ka indiferencë.
Origjina e shprehjes lidhet me këngën “Doot Doot (6,7)” të reperit amerikan Skrilla, ku fjalia mendohet se i referohet Rrugës së 67-të në Çikago. Popullariteti i saj u rrit në rrjete sociale përmes videove sportive, përfshirë lojtarë basketbolli si LaMelo Ball dhe Taylen Kinney. Shprehja është bërë aq virale saqë mësues të ndryshëm në Reddit dhe TikTok raportojnë se nxënësit shpërthejnë në kori sa herë dëgjojnë numrat “gjashtë” dhe “shtatë”. Disa pedagogë madje e kanë kthyer në lojë për të qetësuar klasën, ndërsa të tjerë janë lodhur aq shumë sa e kanë ndaluar plotësisht.
Kjo tendencë tregon hendekun gjuhësor që po krijon Gen Alpha me brezat e mëdhenj. Për shumë të rinj, “6,7” është thjesht një mënyrë argëtuese për të shprehur indiferencë, ndërsa për mësuesit është bërë një pengesë në mësim. Ndërkohë, prindër, studentë dhe krijues përmbajtjeje po e përdorin gjithnjë e më shumë si shembull të mënyrës sesi fjali të thjeshta po marrin kuptime të reja në kulturën dixhitale të brezit të ri.