Një 37-vjeçar nga Rrogozhina, shtetasi D. C., ka kallëzuar në polici largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, shtetases E. C., 31 vjeçe. Sipas kallëzimit, gruaja është larguar pa dhënë informacion dhe dyshohet se mund të ketë shkuar drejt Greqisë.
Policia ka nisur punën për lokalizimin dhe gjetjen e saj, ndërsa po verifikohen të gjitha pistat e mundshme të largimit.
Deri në këto momente, policia bën të ditur se nuk ka të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale.







