Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas përplasjes së dy makinave.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.







