Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëshortja e tij, Melania, kanë përjetuar një incident të papritur gjatë nisjes së tyre nga Britania e Madhe, duke shkaktuar shqetësim për disa momente.
Sipas raportimeve të CNN, çifti presidencial po udhëtonte me helikopterin “Marine One” nga Chequers, rezidenca e kryeministrit britanik Keir Starmer, drejt aeroportit Stansted të Londrës. Por gjatë fluturimit, piloti raportoi një problem teknik “hidraulik”, çka bëri të domosdoshme uljen e menjëhershme të helikopterit në një aeroport më të vogël.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, theksoi se ulja u krye vetëm për arsye sigurie dhe se nuk pati asnjë rrezik real për jetën e pasagjerëve. “Presidenti Trump dhe Zonja e Parë zbritën shëndoshë e mirë dhe menjëherë hipën në helikopterin mbështetës që ishte në dispozicion,” tha ajo për gazetarët.
Pas këtij ndërrimi, çifti presidencial mbërriti në Aeroportin Stansted, ku i priste Air Force One. Avioni presidencial u ngrit me një vonesë të lehtë pasdite dhe u drejtua për në Shtetet e Bashkuara.
Ky incident nuk është i pari që përfshin flotën ajrore presidenciale amerikane, e cila zakonisht shoqërohet nga disa mjete rezervë për të garantuar sigurinë maksimale të presidentit dhe bashkëshortes së tij gjatë udhëtimeve ndërkombëtare qe bejne.