Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë publike pamjet e një parakalimi të rrezikshëm në aksin rrugor Dukat–Orikum, ku një automjet me targa AB474AB është filmuar duke kryer manovra të rrezikshme që mund të kishin shkaktuar një aksident tragjik.
Policia e cilëson këtë sjellje si “parakalim kamikaz” dhe apelon edhe një herë për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Uniformat blu bëjnë me dije se do të vijojnë kontrollet intensive në këtë segment dhe në të gjithë qarkun e Vlorës për të parandaluar ngjarje që rrezikojnë jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.







