FLASH :

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Sudani në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 21-vjeçar nga Sudani, pasi akuzohet se ndihmonte emigrantët nga vendet e treta që të hynin në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Policia bën me dije se Franko  Nyawella nga Sudani, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, ndihmonin emigrantët që të kalonin kufirit tokësor me Greqinë, dhe më pas të kalonin në Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

21-vjeçari Franko Nyawella do të akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, finalizuan operacionin e koduar “Northëard”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. N., 21 vjeç, banues në Sudan, shtet në Afrikën e Veriut.      

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, që të hynin në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe më pas të kalonin në Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë”,thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.