FLASH :

Ra nga pallati ku po punonte, përfundon në spital punëtori 40-vjeçar

Një 40-vjeçar dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur në Bathore, ndërsa punëtori ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak:

Rreth orës 09:10, në Bathore, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia e katit të parë punëtori, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.