FLASH :

Sulmuesi i njohur arrestohet në Brazil për borxhin 80 mijë eurosh, klubi i tij e shkarkon menjëherë

Douglas Costa e përfundoi papritur karrierën e tij te Sydney FC, pas problemeve ligjore në Brazil. Tribunali i Porto Alegres lëshoi urdhër-arrest për ish-lojtarin e Juventusit, i cili e pa veten edhe të shkarkuar nga klubi australian pas vetëm 25 ndeshjesh.

Sulmuesi brazilian, 35 vjeç, u arrestua për mospagesën e ushqimit për fëmijët, duke krijuar borxhin prej 492.965 reais (afro 80.000 euro). Ai kishte pasur një problem të ngjashëm më 2023, gjatë kohës te Los Angeles Galaxy. Për shkak të arrestimit dhe dënimit me 30 ditë burg, Douglas Costa nuk mund të kthehej në Australi për të luajtur.

Sydney FC konfirmoi: “Kontrata u ndërpre me marrëveshje të përbashkët, pasi lojtarit i pamundësohet udhëtimi. Problemet ligjore dhe personale në vendin e tij e kanë penguar pjesëmarrjen dhe vazhdimin e karrierës në ekipin tonë”. Kështu për Douglas Costën, aventura në Australi përfundoi në mënyrën më të papritur dhe më katastrofale të mundshme.