FLASH :

Masakra në Shkodër/ Ragip Gila dyshohet se ekzekutoi edhe Kristian Kolën

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për dy ngjarjet e rënda në Shkodër, vrasja e Kristian Kolës dhe atentati me dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Policia e Shtetit, pas hetimeve intensive, ka dyshime të forta se në të dyja atentatet ka vepruar i njëjti ekzekutor. Ragip Gila u arrestua pas atentatit të datës 8 shtator ku u vra Armando Pali, Liridon Kraja dhe u plagos Erogen Vaso Brajoviç dhe kamarierja me iniciale M.K.

Pas disa provave të mbledhura nga grupi hetimor ka dyshime të forta se Gila mund të ketë qenë edhe ekzekutor i vrasjes së Kristjan Kolës.

Përveç provave që lidhin dy atentatet me një autor, të cilat nuk bëhen të ditura për shkak të sekretit hetimor, autori ka vepruar njësoj në të dy atentatet, ka lëvizur me motor dhe i maskuar me skafandë.

Pritet t’i bëhet edhe një ekspertizë e dytë motorit që u përdor në vrasjen e Kristian Kolës dhe më pas u gjet i djegur. Pritet të përftohen gjurmë ADN-je të cilat më pas do të krahasohen me të Ragip Gilës.