FLASH :

Pas intervistimit – lirohet Mozzik

Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, u ndalua të martën nga policia në Aeroportin e Prishtinës.

E në ditën e sotme (e mërkurë) është paraqitur në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Pas disa orësh ndalim nga Policia dhe Dogana, këngëtari nga Ferizaj është intervistuar dhe është thirrur nga ATK.

I njëjti rreth një vit më parë u dënua me gjysmë milionë euro nga ATK dhe tani erdhi në Kosovë me ora luksoze që kapin vlerën e miliona eurove.

Siç thuhet, Dogana ka kërkuar gjithashtu të dijë burimin e të hyrave me të cilat është blerë ora si dhe origjinën e saktë të transaksionit.

Në fotografitë e mëposhtme marrë nga Indeksonline keni pamjet ku krijuesi i hitit “Fatkeqësi” paraqitet në ATK.

Ai në rrjetet e tij sociale bëri të ditur se bleu një orë të Richard Mille që kapte vlerën e mbi 1.5 milionë eurove, që duket t’i ketë shkaktuar telashe edhe me shtetin e Kosovës.