Ky është momenti i tmerrshëm kur një alpinist filmoi veten duke u sulmuar nga një ari, sekonda para se të binte për vdekje në një përrua në Greqi.
Christos Stavrianidis, 61 vjeç, e regjistroi takimin në telefonin e tij ndërsa ecte në pyllin e Fraktos, Dramë, me një mik.
Videoja e cila zgjat vetëm 49 sekonda, tregon një ari të madh kafe që shfaqet në shteg dhe lëviz drejt tij. Pak çaste më vonë, Stavrianidis ra nga shkëmbi ndërsa britmat e tij të tmerrshme dëgjoheshin.
Në pamjet ai mund të dëgjohet duke i thirrur mikut të tij: ‘Ku je? Eja! Eja tek unë,’ ndërsa ariu i afrohet kamerës.
Alpinistët kishin me vete një qen që i lehte me tërbim ariut. ‘Hidhe Dimitrin,’ dëgjohet një zë duke bërtitur. Stavrianidis kollitet para se të mbarojë videoja, ndërsa ai hidhet në përrua dhe bërtet nga frika.
Miku i tij, i identifikuar në vend si Dimitris, i cili pa sulmin të zhvillohej, përshkroi se si çifti kishte shijuar një udhëtim njëditor para takimit të tmerrshëm.