4 arreste me burg 60 ditor dhe 2 kamarierët detyrim paraqitje. Kështu vendosi gjykata e shkallës parë e juridiksionit Fier për të akuzuarit e firmave piramidale online në Divjakë e Lushnje.
Ata u paraqitën nën masa të forta sigurie me dy automjete në orën 8 e 10 minuta të mëngjesit, ndërkohë që seanca nisi në orëb 08 e 30 dhe përfundoi plot pas mbi 6 orësh, në 14 e 45.
Në hyrje të gjykatës ka pasur dhjetra familjarë të të ndaluarëve por që nuk kanë preferuar që të flasin për median.
Burime nga gjykata pohuan se 6 të akuzuarit u morën në pyetje nga gjyqtari Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi, ndërkohë që të akuzuarit patën avokatë mbrojtës ku i janë përgjigjur pyetjeve të kryera si dhe avokatët e tyre kan kryer mbrojtjen.
Nga marrja në pyetje u mësua se një pjesë e të ndaluarëve punonin në bashki Divjakë, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini.
Gazetari i Syri tv Xhemil Beharaj njofton se, “nga biseda të familjarëve që rrinin ulur grupe grupe para gjykatës Fier herë pas here dëgjoheshin biseda ku thoshnin se këto skema kishin afro një vit që funksiononin në Divjakë e më pas në Lushnje. Tani u kujtua shteti dhe kreu ndalime?! Një vit njerëzit morën lekë sa po linin dhe punët e bujqësisë pa bërë. Nuk e dinim që ishte e ndaluar.”
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit janë:
Arbër Çela.
Emanuel Taullau.
Flavio Mukaj.
Marius Kodra.
Brunilda Todi.
Brunilda Ndini.
2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim
Nga hetimet e kryera u tha se këto skema kishin afro një vit që funskiononin kryesisht në Divjakë dhe Lushnje e më pas u shtrinë në qytete të tjera. Policia për të zbardhur të vërtetat se si funskionon skema infiltroei 2 agjetët të saj.
Nga verifikimet e kryera në terren u konstatua se në hyrje të qytetit të Lushnjës në rrugën “Shëtitorja e Palmave”, ndodhet bar-restorant “La Bonta”. Në hyrje tê këtij subjekti në pjesen e vitrines se xhamit ishin të ngjitura dy postera, te cilët reklamonin platformën “Xuex”. Në njerën reklame eshte postuar “EG Group Investment XUEX ”Investim njê here = Perfitime te Perjetshme”.
Po ashtu edhe tek reklama tjeter shkruhej “EG Group Investment XUEX.
“Projekt investimi afagjaté, Punè ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime”.
Në ambjentin e përshkruar sipas të dhenave behen investime në platformen “Xuex”, e cila dyshohet se eshtë nje skemë mashtruese piramidale.
Pas gjithë këtyre informacioneve ka lindur nevoja që të kryhen nga ana jonë veprime simuluese, ka thënë policia, ku agjentët do të jenë punonjësit e policisë me kod 27/11, 27/12 dhe 27/13.
Në këto skema piramidale on line ishin përshirë shumë persona e familje nga Divjaka, Lushnja por dhe nga Tirana e Kosova e në disa qytete të tjera shqiptare.
Gjyqtari Genci Busho pasi ka dëgjuar akuzën prej prokurores Jonida Allushi si dhe të akuzuarit dhe avokatët e tyre vendosën masat e sigurisë si më poshtë:
Arbër Çela. 60 ditë burg
Emanuel Taullau. Detyrim paraqitje
Flavio Mukaj. Detyrim paraqitje
Marius Kodra. 60 ditë burg
Brunilda Todi. —-
Brunilda Ndini. —-