FLASH :

Aksident i rëndë te “21 Dhjetori”, makina përmbyset në mes të Tiranës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e njohur “21 Dhjetori” në Tiranë, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë dhe kalimtarët.

Sipas dëshmitarëve, përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti ka përfunduar me rrotat lart. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të qetësuar qarkullimin.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa qytetarët u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në rrugë. Shumë prej tyre shprehen të habitur sesi një makinë mund të kryejë manovra të tilla dhe të përmbyset në qendër të qytetit, duke ngritur pyetje mbi shpejtësinë, gjendjen e rrugës apo defektet teknike të automjetit.