Formula 1 ka zyrtarizuar kalendarin e garave Sprint për sezonin 2026, duke konfirmuar gjashtë pista që do të presin formatin e shkurtuar dhe spektakolar të fundjavës.
Shangai, Miami, Montreali, Silverstone, Zandvoort dhe Singapori janë gjashtë destinacionet e përzgjedhura nga FIA, ku tre prej tyre; Kanadaja, Holanda dhe Singapori, janë risi në këtë format. Sezoni 2026 pritet të jetë një vit historik për botën e shpejtësisë, pasi përkon me hyrjen në fuqi të epokës së re të rregulloreve teknike.
Kampionati Botëror do të nisë më 6-8 mars në ‘Albert Park’ të Melburnit dhe do të mbyllet më 4-6 dhjetor në ‘Yas Marina’, me Çmimin e Madh të Abu Dhabit. Në total, do të zhvillohen 24 gara, duke e bërë sezonin një nga më të gjatët dhe më emocionuesit në historinë e Formula 1.