FLASH :

Tropojë/ E zuri poshtë pema, ndërron jetë 79-vjeçari

Një 79-vjeçar ka ndërruar jetë pasi pema që ishte duke prerë një 39-vjeçar e zuri poshtë.

Tropojë – Një 79-vjeçar ka ndërruar jetë pasi pema që ishte duke prerë një 39-vjeçar e zuri poshtë.

Ngjarja u regjistrua në bjeshkën e Pojanës, ndërsa 39-vjeçari u shpall në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin B. Q., 39 vjeç, banues në Shipshan, pasi duke prerë pemë në bjeshkën e Pojanës, dyshohet se një pemë ka rënë mbi shtetasin M. K., 79 vjeç, i cili është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.