Gazetari palestinez Saleh Al Jafarawi ka publikuar pamje tronditëse nga momenti kur forcat izraelite goditën me sulme ajrore kullën më të lartë në qytetin e Gazës, duke e shkatërruar plotësisht. Godina, një prej simboleve urbane të enklavës së rrethuar, u shemb për pak minuta nën fuqinë e bombardimeve.
Ky është objekti më i fundit mes kullave që janë rrënuar ndërsa Tel Avivi ka intensifikuar ofensivën mbi qendrën urbane të Gazës. Pamjet kanë shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe janë cilësuar si dëshmi e përshkallëzimit të konfliktit në enklavën e bllokuar.