FLASH :

Kamioni me pije të gazuara bie në gropën gjigante në Mexico City

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mexico City, ku një kamion i madh që transportonte shishe me pije të gazuara u rrëzua në një gropë gjigante që u hap papritur në asfalt. Pamjet nga vendngjarja tregojnë mjetin duke u fundosur me pjesën e pasme, ndërsa autoritetet kishin vendosur më herët perimetër sigurie për të shmangur pasoja më të rënda.

Sipas raportimeve, shkak i formimit të gropës besohet të jetë rrjedhja e ujërave nëntokësore dhe amortizimi i infrastrukturës së vjetër. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ngjarja ka nxitur debat mbi gjendjen e rrjetit rrugor dhe nevojën për ndërhyrje urgjente në kryeqytetin meksikan.