FLASH :

Aksident tragjik në Fier-Lushnje: BMW luksoze përplas Citroenin, humb jetën pasagjerja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në kryqëzimin e Vajkanit, në autostradën Fier–Lushnje. Ngjarja ndodhi kur një automjet tip BMW, duke kaluar “ishullin” ndarës të asfaltit, u përplas me një Citroen që po tentonte të kryente manovrën për t’u futur në kryqëzim.

Si pasojë e goditjes, humbi jetën bashkëudhëtarja e automjetit me targa AB 556 UD, që drejtohej nga vajza e saj. Ndërkohë, mjeti tip Citroen me targa AB 664 OB, i drejtuar nga një shtetas i huaj, mbeti i dëmtuar rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.