Policia e Gramshit ka arrestuar një çift bashkëshortësh pasi kishin bllokuar një rrugë kalimi të përbashkët në fshatin Skënderbegas.
Gjithashtu kanë kundërshtuar me forcë edhe punonjësit e Policisë që kanë ndërhyrë për lirimin e rrugës.
Të arrestuarit janë çifti i bashkëshortëve 70 vjeçari P.S dhe 63 vjeçarja M.S të dy banues në fshatin Skëndërbegas.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasit P. S., 70 vjeç dhe M. S., 63 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Skënderbegas, pasi dje, me vetëgjyqësi, kanë bllokuar një rrugë kalimi të përbashkët në fshatin Skënderbegas, si dhe kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë që kanë ndërhyrë për lirimin e rrugës.