Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Automjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga zjarri, duke u djegur plotësisht.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në motorin e makinës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.