Një shtetas i huaj ka humbur jetën teksa kishte ardhur në Shqipëri për pushime.
Sipas uniformave blu, ka shtetasi me iniciale J.J., 64-vjeç, dyshohet se ka pësuar infarkt gjatë një udhëtimi me autobus, për qëllime turistike në Tiranë.
Ai është dërguar në spital, por fatkeqësisht ishte pa shenja jete.
“Më datë 15.09.2025, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi i huaj J. J., 64 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt, gjatë një udhëtimi me autobus, për qëllime turistike. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.