FLASH :

Caktohet data e seancës gjyqësore për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxen dhe 28 të pandehur të tjerë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të përballet për herë të parë si i pandehur me Gjykatën e Posaçme më 29 shtator 2025.

Gjyqtarja Etleva Deda ka caktuar orën 12:00 për nisjen e shqyrtimit paraprak të dosjes kundër Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe 28 të pandehurve të tjerë.

Erion Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, si dhe për futje të sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Veliaj ndodhet në qeli që nga data 10 shkurt 2025, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohet me masën “detyrim paraqitje”.